Macron: Franca do të tërheqë trupat nga Nigeri brenda fundit të vitit
2023-09-25 21:58:14

CFP

CFP

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të dielën në mbrëmje se Franca do t’i tërheqë trupat e saj nga Nigeri deri në fund të këtij viti.

Duke folur në një intervistë televizive, Macron bëri të ditur se 1 500 ushtarët francezë të vendosur në Niger për luftën kundër terrorizmit në rajonin e Sahelit "do të kthehen në një mënyrë të rregullt" deri në fund të vitit.

"Po përfundojmë bashkëpunimin tonë ushtarak me autoritetet de facto të Nigerit, meqenëse ata nuk duan më të luftojnë kundër terrorizmit," tha ai, duke shtuar se Franca do të konsultohej me juntën ushtarake për ta bërë këtë tërheqje 'në mënyrë paqësore'."

"Ne do ta vazhdojmë mbështetjen ndaj kontinentit afrikan në luftën kundër terrorizmit, por do ta bëjmë këtë vetëm me kërkesën e forcave dhe autoriteteve rajonale të zgjedhura në mënyrë demokratike," u shpreh ai.

Presidenti konfirmoi gjithashtu se ambasadori francez në Niger do të kthehet shumë shpejt në atdhe.

Junta ushtarake në Niger ka kërkuar largimin e ambasadorit francez pas grushtit të shtetit, por Franca nuk pranoi. Junta urdhëroi atëherë dëbimin e ambasadorit francez në fund të gushtit.

Marrëdhëniet mes Nigerit dhe Francës u acaruan ndjeshëm pas grushtit të shtetit në këtë vend të Afrikës. Franca ka pezulluar dhënien e vizave në Niger dhe ka evakuuar qytetarët e saj, ndërsa Nigeri e ka mbyllur hapësirën e vet ajrore për të gjithë avionët e regjistruar në Francë. (Xu Guang)