< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Viola Gjyzeli shpallet fituese e “Junior Fest 2023”
2023-09-25 16:06:43

Foto nga RTSH

Viola Gjyzeli, me këngën “Bota ime”, u shpall fituese e “Junior Fest 2023”, i zhvilluar në Tiranë.

Në një intervistë për “RTSH”-në, ajo tha se po e përcjell me shumë emocion dhe lumturi fitoren mes 15 konkurrentëve të tjerë.

“Ndihem shumë mirë. Ka pasur shumë njerëz që më mbështetën dhe kam marrë plot komente fantastike”,- tha Gjyzeli.

Bojken Lako, drejtori i programacionit në “Radio Tirana”, dhe kryesues i ekipit që punoi për edicionin e sivjetëm të “Junior Fest 2023”, tha se Shqipëria ka shumë talente që duhen mbështetur.

Viola Gjyzeli tashmë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2023”, që mbahet në nëntor në Nice të Francës. (Fatosi)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree