Autoritetet shqiptare reagojnë për vrasjen e policit kosovar
2023-09-25 16:18:36

Foto nga ATSH
Autoritetet shqiptare kanë reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua në veri të Kosovës, ku një polic u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Presidenti shqiptar Bajram Begaj e konsideron ngjarjen një akt të organizuar kriminal dhe cenim të rendit të Kosovës. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti.
Ndërsa, kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi nga komuniteti euroatlantik që të ulë pa kthim Kosovën dhe Serbinë në tryezën e dialogut.
Kryeministri shqiptar u shpreh se nevojitet thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen dhe garancinë e BE-së dhe SHBA-së. (Fatosi)
Lajmet Kryesore
