Li Xi zhvillon vizitë zyrtare në Brazil
2023-09-25 11:53:02

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me ftesë nga qeveria braziliane dhe Partia e Punëtorëve e Brazilit, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe sekretari i komisionit disiplinor të Komitetit Qendror të PKK-së, Li Xi, zhvilloi një vizitë zyrtare dhe miqësore në Brazil nga 18 deri më 22 shtator.

 

Gjatë takimit me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, Li Xi i dërgoi atij përshëndetjet e ngrohta nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping. Li u shpreh që sivjet është 30-vjetori i vendosjes së partneritetit strategjik Kinë-Brazil. Kryetari Xi dhe presidenti Lula kanë pasur shumë takime e shkëmbime dhe po udhëheqin së bashku të ardhmen e marrëdhënieve kino-braziliane në epokën e re. Vitin e ardhshëm do të jetë 50-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve. “Ne duhet të çojmë përpara lidhjet dhe të hapim rrugën drejt së ardhmes, të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në çështjet me interes thelbësor, të thellojmë bashkëpunimin e gjithanshëm dhe të forcojmë koordinimin në kuadër të mekanizmit të BRICS-it dhe G20-s. PKK-ja është e gatshme të shtojë shkëmbimet me Partinë e Punëtorëve të Brazilit dhe të thellojmë marrëdhënieve kino-braziliane,” tha Li Xi.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

 

Lula, nga ana e tij, shprehu urimet më të mira për kryetarin Xi Jinping, duke thënë që Brazili mirëpret nxitjen e lidhjeve strategjike ndërmjet të dy palëve, të shtojë bashkëpunimin në kuadër të mekanizmave shumëpalësh dhe të nxitë paqen e zhvillimin e botës. “Partia e Punëtorëve e Brazilit, së cilës i përkas edhe unë, ka mbajtur lidhje të ngushta me PKK-në dhe është e gatshme të luajë rolin aktiv në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy popujve,” tha ai.

foto nga CMG

foto nga CMG

 

Krahas kësaj, Li Xi pati takime edhe me zv.presidentin e Brazilit Geraldo Alckmin, presidentin e Senatit të Brazilit Rodrigo Pacheco dhe kryetaren e Partisë së Punëtorëve të Brazilit Gleisi Hoffmann, të cilët  shprehën dëshirën për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Kinë-Brazil në fusha të ndryshme.(Jiang Lei)