CFP
Tempulli i Kalit të Bardhë në Luoyang të Kinës Qendrore është tempulli i parë budist në Kinë. Para mbi 1900 vjetësh, dy të dërguarit e dinastisë Han Lindore shkuan në Tianzhu (India e sotme) dhe u kthyen me Shkrimet e Shenjta Budiste dhe statuja budiste, të mbajtura nga një kalë i bardhë, pastaj budizmi u përhap në Kinë. Kjo tregon që qytetërimi kinez është i hapur për të përthithur elementet e qytetërimeve të huaja.
Kamal Panchal, drejtori ekzekutiv i Konferencës Model të Azi-Paqësorit të OKB-së:
India dhe Kina kanë mbajtur marrëdhënie paqësore për mijëra vjet gjatë historisë, dhe marrëdhëniet kulturore e ekonomike ndërmjet dy vendeve datojnë në kohët e lashta. Rruga e Mëndafshit shërbeu jo vetëm si një rrugë kryesore tregtare mes Indisë dhe Kinës, por edhe është vlerësuar për përhapjen e budizmit nga India në Azinë Lindore.
Koncepti i harmonisë në diversitet dhe i bukurisë në harmoni është i rrënjosur thellësisht në gjenet e kombit kinez. Historia e zhvillimit të qytetërimit kinez prej mijëra vjetësh është një histori e integrimit me qytetërimet e huaja, e mësimit nga njëri-tjetri, e zhvillimit të pandarë drejt shkëlqimit. Rruga e lashtë e Mëndafshit nxiti shkëmbimet kulturore ndërmjet Kinës dhe Perëndimit, kurse muralet në Shpellat "Mogao" të Dunhuang-ut kanë ruajtur shumë elemente të kulturës perëndimore. Ritoni, ena e lashtë e verës e përhapur në kontinentin euroaziatik, është dëshmia e vërtetë e shkëmbimeve kulturore ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit në Rrugën e Mëndafshit.
CFP
Guojia, ciceron i Muzeut Historik të Shaanxi-së:
"Laitong" është transliterim nga greqishtja e lashtë, me kuptimin e rrjedhjes dhe komunikimit. Ajo u shfaq së pari në Mesopotami, dhe më vonë u përdor në Greqinë dhe Romën e lashtë, dhe u përhap në rajonet e Azisë Perëndimore në shekullin e 2-të para erës sonë. Kjo kupë me formë koke kafshe, e zbukuruar me ar dhe agat, është shumë e çmuar jo vetëm si lëndë, por edhe për modelet e saj. Ajo dëshmon se dinastia Tang kishte interes, dëshirë për të mësuar dhe tolerancë ndaj kulturave të huaja.
Zv.kryetari i Shoqatës së Popullit Kinez për Miqësi me Vendet e Huaja Lu Sishe:
Në çdo kohë në histori, qytetërimi kinez nuk i kundërshtoi shkëmbimet dhe bashkëpunimin me qytetërimet e tjera. Pikërisht kjo e ka bërë qytetërimin kinez sot më të fuqishëm dhe me më shumë vetëbesim.
Profesori i asociuar i historisë në Universitetin Kombëtar të Kievit të Ukrainës, Volodymyr Urusov:
CFP
Një ndër arsyet e thella të vazhdimësisë së qytetërimit kinez në kohën e sotme është karakteristika përfshirëse e kulturës kineze. "Harmonia mes njeriut dhe natyrës" pasqyron karakterin përfshirës të kulturës kineze. "Vlera e harmonisë" ka aktivizuar traditën përfshirëse të kulturës kineze. Në kohën e sotme të globalizmit, në sfondin e zhvillimit të qytetërimeve të ndryshme me konkurrencë dhe krijimtari, njohja e karakterit përfshirës të kulturës kineze dhe e urtësisë së thellë të saj ka rëndësi të madhe për trashëgimin e qytetërimit e të kulturës dhe zgjidhjen e konflikteve të qytetërimeve.
Ndryshe nga "teoria e superioritetit të qytetërimeve" dhe "teoria e përplasjes së qytetërimeve", qytetërimi kinez me karakteristikën e vet të spikatur të përfshirjes përcakton qëndrimin e hapur për të përthithur elementet më të mira të qytetërimeve botërore dhe që Kina nuk do të përpiqet për superioritet mbi vendet e tjera.
Presidenti i nderit i Shoqatës ChinaRo, Vicentiu Gheorghe:
Qytetërimi kinez dhe qytetërimet e tjera mësojnë nga njëri-tjetri në mënyrë të pandërprerë, meqenëse shkëmbimet e ndërsjella mund të forcojnë gjallërinë e qytetërimeve. Karakteri i hapur dhe gjithëpërfshirës i qytetërimi kinez na ofron një vizion dhe një mënyrë të re të menduari për të kapërcyer "konfliktet ndërmjet qytetërimeve", duke na inkurajuar që të vëzhgojmë e të mendojmë mbi marrëdhëniet ndërmjet qytetërimeve të ndryshme të botës. Qytetërimet e ndryshme nuk ka nevojë ta përjashtojnë njëri-tjetrin, por mund të "admirojë bukuritë e tjera e të gëzojnë bukurinë e përbashkët".
Kryetari i Shoqatës Italo-Kineze për Promovimin e Rrugës së Re të Mëndafshit, Francesco Maringio:
CFP
Në karakteristikat e përbashkëta të kulturave, ekzistojnë elemente të shkëmbimeve kulturore dhe të mirëkuptimit të ndërsjellë, por dallimet ndërmjet tyre janë gjithashtu shumë të rëndësishme, sepse krijojnë nevojat e mësimit të ndërsjellë dhe të dialogut. Shkëmbimet e mësimi i ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve të ndryshme mund të hedhin themelet për formën e re të qytetërimit të njerëzimit.
Në mbi 40 vjetët e fundit, Kina ka zbatuar politikën e Reformës dhe Hapjes, si edhe ka marrë përvojat e teknologjisë së përparuar dhe administrimit të vendeve të tjera, duke krijuar shumë mrekulli të zhvillimit ekonomik dhe duke e bërë Kinën ekonominë e dytë më të madhe në botë. Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës mori vendimin strategjik për të promovuar hapjen e nivelit të lartë me botën e jashtme. Kjo politikë është e lidhur ngushtë me karakterin e hapur dhe përfshirës të qytetërimit kinez.
Zv.kryetari i Shoqatës së Popullit Kinez për Miqësi me Vendet e Huaja Lu Sishe:
Në këtë kopsht të qytetërimit botëror, Kina ofron një ushqim të ndryshëm shpirtëror nga qytetërimet e tjera. Kjo vjen nga vlerat tona, kontributi ynë, pasuria e qytetërimit tonë. Prandaj, ne sot kemi besimin të themi që mund të ofrojmë projektin dhe urtësinë e Kinës. (Xu Guang)