Foto nga VCG
Eventi i organizuar me rastin e Javës së Energjisë në Kinën jugore ndihmoi në promovimin e bashkëpunimit për energjinë e pastër midis Kinës dhe Indonezisë.
Në Javën e Energjisë së Pastër Kinë-ASEAN 2023, zhvilluar në Haikou, kryeqendra e provincës Hainan, u diskutuan tema në lidhje me bashkëpunimin për energjinë e pastër, nën temën “Për një të ardhme të përbashkët: Përtej oqeanit dhe drejt prosperitetit”, shkruan “Xinhua”.
Arifin Tasrif, ministër i Energjisë dhe Burimeve Minerare të Indonezisë, tha se Indonezia është e gatshme të forcojë në mënyrë aktive bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e energjisë, veçanërisht shkëmbimet praktike në shkencën dhe teknologjinë energjetike, si dhe të ndihmojë në zhvillimin në shkallë të gjerë të energjisë së pastër.
Foto nga VCG
Zhang Jianhua, kreu i Administratës Kombëtare të Energjisë, tha se Kina dhe Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) gëzojnë bashkëpunim të madh për aksesin në energji, aplikimin inovativ të teknologjive të energjisë së pastër dhe financimin e energjisë së gjelbër.
Sipas tij, Kina do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin praktik me vendet e ASEAN-it në fusha të tilla si lidhja e energjisë elektrike, energjia e rinovueshme dhe ngritja e kapaciteteve të energjisë së pastër.
Foto nga VCG
Arifin Tasrif tha se, me zhvillimin e zinxhirit të furnizimit global, Indonezia do të përdorë zinxhirët përkatës industrialë për të mbështetur sektorin e ri të energjisë. Ai theksoi se Kina dhe ASEAN kanë shumë përvojë në procesin e zhvillimit të energjisë së pastër gjatë shumë viteve dhe se Indonezia do të vazhdojë të promovojë përdorimin e energjisë së pastër dhe zhvillimin e energjisë së rinovueshme.
Java e energjisë përbëhet nga tre evente me pesë nënforume, me më shumë se 300 delegatë që kanë bërë shkëmbime të thella mbi tema të tilla si energjia e re dhe teknologjitë e reja, zhvillimi i qëndrueshëm i hidrocentraleve, investimet e gjelbra dhe ndërlidhja e rrjeteve të energjisë. (Irma)