Foto nga VCG
Kina dhe Australia do të bashkëpunojnë për të kërkuar një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjeve tregtare, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës (MOC), Ai Yadong, në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.
Foto nga VCG
Mosmarrëveshjet përfshijnë masat për tarifat mbi importet e huaja nën vlerën e drejtë të tregut, tha zëdhënësi.
“Jemi të gatshëm të punojmë me palën australiane për të rritur besimin dhe bashkëpunimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së elbit”,- tha zëdhënësi.
Kina i ka hequr tarifat “anti-dumping” dhe kundërbalancuese për elbin e importuar australian që prej 5 gushtit 2023.
Foto nga VCG
“Të dy vendet do të shqyrtojnë plotësisht shqetësimet e njëri-tjetrit dhe do të ofrojnë një zgjidhje për rastin e verës dhe masat “anti-dumping” dhe kundërbalancuese të vendosura nga Australia mbi importet nga Kina të shtyllave eolike, rrotave të trenave dhe lavamanëve prej inoksi”,- deklaroi zëdhënësi.
Sipas tij, Kina dhe Australia, të dyja si anëtarë të Organizatës Botërore të Tregtisë, ndajnë përgjegjësinë për ruajtjen e sistemit tregtar shumëpalësh të bazuar në rregulla, duke shtuar se Kina është gjithashtu e hapur për zgjidhjen e çështjeve të mësipërme përmes kanaleve shumëpalëshe. (Irma)