CMG-ja: Lojërat Aziatike të Hangzhout mbështeten nga popujt aziatikë
2023-09-24 15:34:52

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mbrëmjen e 23 shtatorit, u hapën zyrtarisht Lojërat e 19-ta Aziatike në Hangzhou të Kinës Lindore. Në ceremoninë e hapjes, uji u përdor si element thelbësor, duke interpretuar në mënyrë të gjallë "rritjen aziatike", që simbolizon integrimin dhe ngazëllimin e Kinës, Azisë dhe botës në epokën e re, duke ecur përpara si një valë aktive.

"Përmasa më e madhe, numri më i madh i sporteve dhe mbulimi më i gjerë" - këto 3 rekorde të Lojërave Aziatike të Hangzhout tregojnë tërheqjen e fortë të Kinës, dëshirën e zellshme të popujve aziatikë dhe mbështetjen e tyre të fortë për këtë ngjarje të madhe sportive.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Si evenimenti më i madh sportiv në Azi, Lojërat Aziatike mbartin dëshirën e bukur të popujve të këtij rajoni për paqe, unitet dhe tolerancë. Kjo ishte edhe shpresa e kryetarit të shtetit kinez Xi Jinping, e deklaruar gjatë fjalimit me rastin e banketit mikpritës të ceremonisë së hapjes së këtij aktiviteti.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë dekadave të fundit, ekonomia aziatike ka vazhduar të rritet me shpejtësi, duke zënë më shumë se 40% të ekonomisë botërore. Për këto "mrekulli aziatike", Lojërat Aziatike janë dëshmitare, pjesëmarrëse dhe promotore. Përballë situatës aktuale ku disa vende jashtë rajonit po krijojnë dhe intensifikojnë konflikte në Azi, duke dëmtuar paqen dhe stabilitetin rajonal në bazë të mentalitetit të Luftës së Ftohtë dhe konfrontimit mes kampeve, popujt aziatikë janë të etur për të përdorur sportet, gjuhën e përbashkët të njerëzimit, për të përcjellë thirrjen për paqe. Lojërat Aziatike të Hangzhout mbartin këtë dëshirë të thjeshtë të popujve aziatikë.