Foto nga VCG
Makinat e pasagjerëve me asistencë të kombinuar shoferi, ose drejtim autonom i nivelit 2, përbënin 42.4 për qind të të gjitha shitjeve të makinave të pasagjerëve në Kinë në gjysmën e parë të vitit, deklaroi Xin Guobin, zëvendësministri i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Konferencën Botërore të Automjeteve të Lidhura Inteligjente, në Pekin, citon “Xinhua”.
Foto nga VCG
“Pas vitesh përpjekje të vazhdueshme, zhvillimi i industrisë së automjeteve inteligjente të lidhura (ICV) në Kinë ka arritur rezultate pozitive dhe është rritur vitaliteti i inovacionit teknologjik”,- tha Xin.
Kina ka një ndarje standarde të drejtimit autonom në gjashtë nivele nga niveli 0 në nivelin 5, nga të cilat niveli 2 është asistenca e kombinuar e shoferit dhe niveli 5 është drejtimi plotësisht automatik.
Të dhënat tregojnë se Kina ka hapur më shumë se 20.000 kilometra rrugë testimi për ICV, me një kilometrazh total testimi prej mbi 70 milionë kilometra.
Foto nga VCG
Aplikacionet e demonstrimit në skenarë të shumtë, si taksitë me drejtim autonom dhe dërgesa autonome janë zhvilluar me saktësi.
Vendi do të vazhdojë të përmirësojë standardet dhe rregulloret në lidhje me ICV-në, të inicojë programe pilot për përdorimin e ICV-ve në rrugë, të eksplorojë komercializimin e drejtimit autonom dhe të promovojë zhvillimin e infrastrukturës rrugore inteligjente, tha Xin. (Irma)