Konferenca Botërore e Internetit 2023 do të mbahet në nëntor në Wuzhen
2023-09-24 11:36:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Konferenca Botërore e Internetit (WIC) 2023 do të mbahet nga 8 deri më 10 nëntor në Wuzhen, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, citon “Xinhua” organizatorët e eventit.

Meqë këtë vit është 10-vjetori i samitit “WIC Wuzhen”, ky edicion do të shfaqë aktivitete të reja duke përfshirë dhënien e titujve të nderit dhe inaugurimin e një programi global të udhëheqjes rinore nën kuadrin e kësaj konference.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në samitin me temë “Krijimi i një bote digjitale gjithëpërfshirëse dhe elastike, e dobishme për të gjithë - Ndërtimi i një komuniteti me një të ardhme të përbashkët në hapësirën kibernetike” do të ketë pjesëmarrës nga brenda dhe jashtë vendit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Veprimtaria e këtij viti do të ketë 20 nënforume mbi tema të tilla si Iniciativa për Zhvillimin Global, transformimi i koordinuar drejt digjitalizimit dhe rritjes së gjelbër dhe inteligjenca artificiale. (Irma)