Stuhia Ofelia shkakton rrebeshe shiu e përmbytje, mijëra shtëpi pa energji
2023-09-24 11:07:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Stuhia tropikale Ofelia goditi Bregun e Atlantikut duke shkaktuar rrebeshe shiu dhe erëra të forta ne disa rajone, që çuan në përmbytje dhe ndërprerje të energjisë.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pothuajse 8 milionë njerëz përgjatë brigjeve të Atlantikut, nga Nju Njorku në Karolinën e Jugut u paralajmëruan për stuhi tropikale dhe përmbytje, deri në mesditë, të shtunën, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.


Stuhia nisi në qytetin Emerald Isle në Karolinën e Verut rreth orës 6.15 të mëngjesit duke shkaktuar rrebeshe të mëdha shiu dhe erëra të forta.

Në disa zona erërat lëvizën me një shpejtësi prej 80 kilometër në orë që e ndërthurur me reshjet e shiut shkaktoi stuhi në disa zona të Karolinës së Veriut, njoftuan shërbimet.

Një nga komunitetet me të goditura ishte Uashingtoni, Karolina e Veriut ku, në videot e publikuara në mediat sociale, dukej uji që përmbytte shtëpi dhe në disa raste edhe mbulonte automjetet.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Deri në mesditë, më shumë se 65 mijë banesa dhe biznese në Karolinën e Veriut, Virxhinia, Pensilvani dhe Nju Xhersi ishin pa energji elektrike, njoftuan autoritetet.