Foto nga VCG
Autoritetet në komunën Tianjin të Kinës veriore bënë të ditur se më shumë se 12 milionë persona në këtë zonë kanë përfituar nga rruga e mesme e projektit të devijimit të ujit nga Jugu në Veri të Kinës, shkruan “Xinhua”.
Foto nga VCG
Deri mëngjesin e të premtes projekti kishte transferuar mbi 9 miliardë metra kub ujë në Tianjin nëpërmjet rrugës së mesme, sipas degës së Tianjin “South-to-North Water Diversion Middle Route Corporation”.
Foto nga VCG
Që nga dhjetori 2014, projekti i ka siguruar vazhdimisht ujë cilësor Tianjin-it dhe uji nga jugu është bërë burimi kryesor i ujit për bashkinë, sipas degës. Projekti i devijimit të ujit nga Jugu në Veri të vendit ka tre rrugë. Rruga e mesme, më e spikatura, fillon në rezervuarin Danjiangkou në provincën Hubei të Kinës qendrore dhe kalon nëpër Henan dhe Hebei përpara se të arrijë në Pekin dhe Tianjin. (Irma)