Foto nga VCG
Duke vënë në dukje se ky vit shënon 65-vjetorin e lidhjeve diplomatike Kinë-Kamboxhia dhe Vitin e Miqësisë mes dy vendeve, kryetari i shtetit kinez Xi Jinping deklaroi se është takuar dy herë gjatë këtij viti me mbretin Norodom Sihamoni, duke demonstruar miqësinë tradicionale mes dy vendeve.
Foto nga Xinhua
Më herët, kryeministri kamboxhian Hun Manet vizitoi Pekinin dhe dy vendet ranë dakord të thellojnë partneritetin strategjik gjithëpërfshirës të bashkëpunimit Kinë-Kamboxhia dhe të nxisin më tej ndërtimin e një komuniteti të cilësisë, nivelit dhe standartit të lartë Kinë-Kamboxhia me një të ardhme të përbashkët në epokën e re, vuri në dukje Xi.
foto nga CMG
Kina vlerëson miqësinë e saj të veçantë me familjen mbretërore kamboxhiane dhe i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve të saj me këtë vend, shtoi ai.