Foto nga VCG
Kina ka miratuar aplikimet e disa kompanive për eksport për produktet e galiumit dhe germaniumit që përputhen me rregulloret përkatëse, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, He Yadong.
Foto nga VCG
Deklarata e tij erdhi si përgjigje e një pyetjeje përkatëse në një konferencë për shtyp, duke theksuar se disa kompani kineze kanë marrë licencat e eksportit për galium dhe artikuj të lidhur me germanium, citon “Xinhua”.
Ministria e Tregtisë do të vazhdojë të shqyrtojë kërkesat e tjera për licenca dhe të marrë vendime në përputhje me procedurat ligjore, tha ai.
Foto nga VCG
Ministria kineze e Tregtisë dhe Administrata e Përgjithshme e Doganave publikuan në korrik një njoftim për vendosjen e kufizimeve të eksportit për produktet industriale dhe materialet që përmbajnë galium dhe germanium.
Këto kufizime hynë në fuqi nga 1 gushti i këtij viti. (Irma)