Foto nga VCG
Me rastin e Festës së Korrjeve të Fermerëve Kinezë, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Xi Jinping, në emër të Komitetit Qendror të Partisë, shprehu urime për fermerët dhe punonjësit e bujqësisë në mbarë vendin.
"Sivjet kemi përballuar fatkeqësitë natyrore, si përmbytjet e thatësirat, dhe prodhimi i drithërave pritet të jetë përsëri i mbarë, duke dhënë mbështetje të fortë për rimëkëmbjen e rritjes ekonomike, shpejtimin e zhvillimit të modelit të ri të zhvillimit dhe nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë," vuri në dukje ai.
Xi më tej theksoi se komitetet e Partisë dhe organet e qeverisjes në të gjitha nivelet duhet të zbatojnë tërësisht vendimet dhe planet e Komitetit Qendror të Partisë, të vënë në jetë objektivin e ndërtimit të një fuqie bujqësore, të zhvillojnë punët bujqësore në mënyrë të qëndrueshme, të bëjnë një punë solide lidhur me bujqësinë, zonat rurale dhe fshatarësinë në epokën e re, të promovojnë në mënyrë të gjithanshme rigjallërimin rural dhe të përshpejtojnë zhvillimin e bujqësisë e të zonave rurale. Sipas tij, duhet të vendoset rritja e të ardhurave të fshatarëve në plan të parë dhe të përmirësohet më tej jeta e tyre. (Çang Çuo)