Dunhuang-u shkëlqen përgjatë Rrugës së Mëndafshit nëpër mijëvjeçarë
2023-09-22 10:20:14

Një foto e bërë më 11 shtator 2023, tregon turistët që vizitojnë malin Mingsha dhe pikën piktoreske të Crescent Spring në Dunhuang, Jiuquan, Provinca Gansu, Kinë/CFP

Një foto e bërë më 11 shtator 2023, tregon turistët që vizitojnë malin Mingsha dhe pikën piktoreske të Crescent Spring në Dunhuang, Jiuquan, Provinca Gansu, Kinë/CFP

Me ardhjen e mijëvjeçarit të ri, Dunhuang-u ka vazhduar rrezatimin e shkëlqimit të tij në Rrugën e Mëndafshit. Si një nyjë e njohur e Rrugës së lashtë të Mëndafshit, vitet e fundit qyteti Dunhuang ka bërë përpjekje për të integruar burimet e pasura kulturore të tij me turizmin, duke realizuar një rritje të vazhdueshme të sektorit turistik.

Sipas të dhënave statistikore më të fundit nga Departmenti i Kulturës dhe i Turizmit i Dunhuang-ut, pikat turistike të Dunhuang-ut kanë pritur gjithsej mbi 5 milionë vizitorë, duke u ofruar atyre një shfaqje fantastike pamore dhe kulturore. Më 6 shtator, numri i përgjithshëm i vizitorëve në zonat turistike kryesore arriti 5.45 milionë, me një rritje të dukshme prej 25.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Një foto e bërë më 10 shtator 2023, tregon një shfaqje kërcimi në Teatrin e Madh Dunhuang në Dunhuang, Jiuquan, Provinca Gansu, Kinë.

Një foto e bërë më 10 shtator 2023, tregon një shfaqje kërcimi në Teatrin e Madh Dunhuang në Dunhuang, Jiuquan, Provinca Gansu, Kinë.

Dunhuang-u, që ndodhet në provincën Gansu të Kinës Veriperëndimore, është i njohur për kulturën e pasur historike dhe peizazhet e jashtëzakonshme natyrore. Ky qytet ka disa pika të njohura tërheqëse, duke përfshirë Shpellat "Mogao", malin Mingsha, Burimin e Gjysmëhënës, Pikën e Kalimit të Yumenit dhe Pikën e Kalimit të Yangguan-it, që u ofrojnë vizitorëve përvoja të ndryshme udhëtimi.

Shpellat "Mogao", një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-së, janë një thesar i kulturës së Dunhuang,-ut, duke tërhequr adhurues të panumërt të artit e të historisë nga të gjitha pjesët e globit. Mali Mingsha dhe Burimi i Gjysmëhënës janë të njohur për peizazhet e tyre unike natyrore, ku një burim i kthjellët në mes të shkretëtirës dhe dunat e rërës të malit Mingsha krijojnë një peizazh mahnitës. Pika e Kalimit e Yumen-it dhe Pika e Kalimit e Yangguan-it u ofrojnë turistëve një udhëtim nëpër histori, duke i zhytur ata në madhështinë e kohëve të lashta.

Një foto e bërë më 10 shtator 2023, tregon një ekspozitë kulturore që po zhvillohet në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave Dunhuang në Dunhuang, Jiuquan, Provinca Gansu, Kinë/CFP

Një foto e bërë më 10 shtator 2023, tregon një ekspozitë kulturore që po zhvillohet në Qendrën Ndërkombëtare të Ekspozitave Dunhuang në Dunhuang, Jiuquan, Provinca Gansu, Kinë/CFP

Kohët e fundit, qyteti Dunhuang hartoi politikat e nxitjes së turizmit në dimër dhe pranverë. Do të hapen katër shpella të tjera "Mogao" , duke e shtuar numrin e përgjithshëm nga 8 në 12 gjatë stinës së pikut.

Përveç kësaj, qyteti do të nisë stinën e studimit kulturor të Dunhuang-ut, të mbështetur nga produktet dhe politikat përkatëse, në një sërë vendesh, si pikat turistike, aeroporti, një bazë studimi, hotelet dhe restorantet, për të pritur grupet e studimit. Gjatë këtij programi, numri i shpellave "Mogao" të hapura për publikun do të shtohen nga 8 në 13, dhe udhërrëfyesit ekspertë do të ofrojnë shpjegime të thella. 

Skenat nga drama gjithëpërfshirëse "Tingulli i lashtë i Dunhuang" në Dunhuang, në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore. /Foto e dhënë për CGTN

Skenat nga drama gjithëpërfshirëse "Tingulli i lashtë i Dunhuang" në Dunhuang, në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore. /Foto e dhënë për CGTN

Dunhuang-u ka vendosur që të japë edhe një sërë stimujsh, duke përfshirë trenat turistikë, fluturimet me avion të posaçëm dhe turnetë promovuese me hyrje të lirë, për të gjallëruar më tej tregun e tij të turizmit në dimër dhe pranverë. (Xu Guang) 

Një kopje e pikturuar me dorë e një murale në Dunhuang është fotografuar në Akademinë e Artit Dunhuang, ngjitur me zonën e famshme skenike të malit Mingsha dhe Crescent Spring në Dunhuang, në provincën Gansu të Kinës veriperëndimore, më 9 shtator 2023. /CGTN