Ekspozita Ndërkombëtare e Hortikulturës do të mbahet në Chengdu
2023-09-22 12:18:54
CFP
Ekspozita Ndërkombëtare e Hortikulturës do të zhvillohet nga 26 prilli deri më 28 tetor 2024, në Chengdu, kryeqendra e provincës Sichuan në Kinën jugperëndimore, njoftoi organizatori i eventit, citon “Xinhua”.
Duke mbuluar 242 hektarë, ekspozita do të ketë shtatë zona ekspozimi tematike, deklaroi në një konferencë shtypi Chen Zhiyong, nënkryetari i bashkisë së Chengdu.
Sipas tij, puna përgatitore për ngjarjen ka ecur mirë dhe rreth 70 për qind e punës së ndërtimit ka përfunduar.
Ai theksoi se 16 qytete të huaja dhe 20 shoqata dhe ndërmarrje të huaja kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. (Irma)
Lajmet Kryesore