Chen Xu paraqet arritjet e Kinës në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara
2023-09-22 12:09:55

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Në sesionin e 54-t të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së të mërkurën u zhvillua një debat i përgjithshëm për temën e të drejtave të njeriut. Në fjalimin e mbajtur në këtë debat, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare në Zvicër Chen Xu paraqiti arritjet historike të Kinës në zhvillimin e çështjes së njerëzve me aftësi të kufizuara.

Chen Xu u shpreh se, vitet e fundit, Kina i është përmbajtur idesë së zhvillimit me njeriun në qendër dhe ka mbrojtur plotësisht të drejtat e ndryshme dhe nivelin themelor të jetesës së njerëzve me aftësi të kufizuara. Nëpërmjet zbatimit të ligjit të krijimit të mjedisit pa pengesa, formimit të sistemit të posaçëm të dhënies së subvencioneve për njerëzit me aftësi të kufizuara në vështirësi jetese dhe masave të tjera, Kina ka plotësuar pandërprerë kërkesat e njerëzve me aftësi të kufizuara në fushën e shëndetësisë, arsimit, punësimit, kulturës, sportit etj., duke arritur sipas afatit objektivin e "krijimit të shoqërisë relativisht të begatë pa lënë pas asnjë njeri me aftësi të kufizuara".

Chen Xu shtoi se sivjet është 75-vjetori i miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe 30-vjetori i miratimit të Deklaratës dhe Programit të Veprimit të Vjenës. Me këtë rast, Kina do të punojë me palët e ndryshme për të nxitur e mbrojtur së bashku të gjitha të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara.

Ambasadori kinez mbajti edhe një fjalim të përbashkët me temën "Gratë me aftësi të kufizuara dhe përfshirja shoqërore" në emër të mbi 80 vendeve, që u mirëprit gjerësisht. (Fani)