OKB, Michel: Do të mbështesim Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme
2023-09-22 11:52:59
Kreu i Keshillit te Evropes Charls Michel (Foto Rtsh)
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, shprehu vendosmërinë e BE-së për të qëndruar krah Ukrainës.
Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Michel tha se BE-ja qëndron fort krah Ukrainës për mbrojtjen e të pafajshmëve.
“Ne do mbetemi krah tyre për sa kohë të jetë e nevojshme. Ne jemi ulur në këtë sallë për një arsye të vetme, për të mbrojtur paqen. Ne kemi një rol për të luajtur për të ndërtuar paqen globale”, u shpreh Michel, citon “RTSH”.
Ai kërkoi nga të pranishmit për të bashkuar forcat për të bindur Rusinë të respektojë Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Lajmet Kryesore