CFP
Dita Ndërkombëtare e Paqes, e cila kremtohet më 21 shtator, u themelua më 30 nëntor 1981 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me rezolutën 36/67, për të krijuar një ditë kushtuar paqes botërore dhe jo dhunës.
Shteteve anëtare të OKB-së, organizatave qeveritare dhe joqeveritare dhe individëve u kërkohet që të fokusohen në këtë ditë në promovimin e veprimeve edukative për të rritur ndërgjegjësimin mbi temën e paqes globale, shkruan “ATSH”.
CFP
Kjo ditë synon të hedhë dritë mbi luftërat, sepse hapi i parë drejt përfundimit të armiqësive qëndron në vetëdijen e përbashkët se lufta është gjithmonë e padrejtë.
Çdo luftë është një luftë kundër fëmijëve, si konfliktet e sotme apo ato të së shkuarës, që vrasin fëmijët dhe u vjedhin atyre fëmijërinë që meritojnë. (Irma)