Shefi i OKB-së kërkon zgjidhje të guximshme për ndarjen e madhe financiare për zhvillimin e qëndrueshëm
2023-09-22 12:25:14

Shefi i OKB-se (Foto Xinhua)

Shefi i OKB-se (Foto Xinhua)

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u kërkoi politikëbërësve globalë që të zhbllokojnë financimin dhe të trajtojnë ndarjen e madhe financiare, pasi përparimi në disa nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) ka shkuar në drejtim të gabuar për herë të parë në dekada, shkruan “Xinhua”.

“Ka një ndarje të fortë dhe në rritje midis vendeve që mund të kenë akses në financim me kushte të arsyeshme dhe atyre që nuk munden, dhe po mbeten edhe më mbrapa”, -tha Guterres në dialogun e nivelit të lartë të OKB-së për financimin për zhvillimin e qëndrueshëm, gjatë sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Vendet në zhvillim përballen me kosto huamarrjeje deri në tetë herë më të larta se ato të vendeve evropiane në veçanti, dhe kjo është një kurth borxhi”,- tha Guterres, duke vënë në dukje se hendeku i financimit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm është kthyer në një humnerë, që vlerësohet në 3.9 trilionë dollarë amerikanë në vit.

I mbajtur çdo katër vjet që nga viti 2015, pas miratimit të Axhendës së Veprimit të Addis Abeba - udhërrëfyesi për financimin e SDG-ve - Dialogu i nivelit të lartë 2023 mbi financimin në këtë drejtim zhvillohet në një moment kritik, kur vetëm rreth 15 për qind e objektivave të SDG-së janë në rrugën e duhur.

Shtetet anëtare mirëpresin propozimin e shefit të OKB-së për një stimul SDG-je prej të paktën 500 miliardë dollarë amerikanë në vit për të rritur ndjeshëm financimin afatgjatë të përballueshëm në zhvillimin e qëndrueshëm dhe veprimin për klimën.

Antonio Guterres, shefi i OKB-se, (Foto Xinhua)

Antonio Guterres, shefi i OKB-se, (Foto Xinhua)

Ata gjithashtu mbështesin thirrjen e tij për reforma më të thella dhe afatgjata në arkitekturën financiare ndërkombëtare, e cila aktualisht nuk arrin të shërbejë si një rrjet sigurie për të gjitha vendet dhe përkeqëson pabarazitë.

“Është e qartë se problemet sistematike të financimit për zhvillimin e qëndrueshëm kërkojnë një zgjidhje sistematike: reforma të arkitekturës financiare globale”,- tha shefi i OKB-së, i cili vuri në dukje se arkitektura u krijua në një kohë kur shumë nga vendet e sotme në zhvillim ishin ende nën sundimi kolonial dhe është thellësisht i anuar në favor të botës së zhvilluar.

“Së bashku, ne duhet ta kthejmë këtë moment krize në një moment mundësie, të gjejmë zgjidhje të përbashkëta financimi për të rindërtuar solidaritetin global dhe të krijojmë një moment të ri për zhvillim të qëndrueshëm dhe veprim klimatik”,- theksoi Guterres. (Irma)