Një ditë pune e një inspektoreje të monitorimit të lëshimit të karbonit
2023-09-22 23:24:32

Rritja dramatike e popullsisë, zhvillimi i shpejtë i shkencës e teknologjisë dhe zhvillimi i shpejtë ekonomik kanë bërë që aktivitetet njerëzore të kenë ndikime gjithnjë e më të thella mbi Tokën dhe mbrojtja e mjedisit është bërë gjithnjë e më shumë shqetësimi i përbashkët i të tërë botës.

Kam ardhur në centralin e energjisë "Tianshenggang" në qytetin Nantong të provincës Jiangsu. Sot do të njohim së bashku një profesion shumë të ri, atë të monitorimit të lëshimit të karbonit. Ne do të vizitojmë së bashku vendin e testimit për të kuptuar se si maten dhe analizohen lëshimet e karbonit dhe si vlerësohet performanca mjedisore e ndërmarrjeve ose e individëve. Le të hedhim një vështrim se si duket një ditë pune e një inspektoreje të monitorimit të lëshimit të karbonit.