Xi takohet me Princin e Kurorës të Kuvajtit
2023-09-22 18:43:13

Foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të premten pasdite në Hangzhou të Kinës me Princin e Kurorës të Kuvajtit Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, i cili gjendet në Kinë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 19-ta Aziatike.

Xi Jinping-u tha se ishte i kënaqur që takohej me Princin e Kurorës në Hangzhou, duke i shprehur atij mirëseardhjen në Kinë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Aziatike të Hangzhou-t, si edhe duke u uruar sportistëve kuvajtianë të arrijnë rezultate të mira.

Kreu i shtetit kinez vuri në dukje më tej se të dy vendet kanë një miqësi të thellë tradicionale. Kuvajti ishte vendi i parë arab i Gjirit që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe vendi i parë i Lindjes së Mesme që nënshkroi dokument bashkëpunimi për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë" me Kinën.

"Gjatë 52 vjetëve që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, veçanërisht në pesë vjetët që nga krijimi i partneritetit strategjik ndërmjet të dy vendeve, marrëdhëniet kino-kuvajtianë kanë arritur përparime të mëdha dhe bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme ka qenë i frytshëm. Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Kuvajt dhe jam i gatshëm të punoj me Princin e Kurorës Mishal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah për t'i ngritur këto marrëdhënie në një nivel të ri," theksoi presidenti kinez Xi Jinping. (Çang Çuo)