Kina pritet të ketë trafik të lartë rekord gjatë festës së ardhshme
2023-09-22 12:12:28

CFP

CFP

Autostradat në Kinë pritet të kenë trafik të lartë rekord gjatë pushimeve për festën e Ditës Kombëtare, nxitur nga kërkesa e shumtë për udhëtime, deklaroi zyrtari i Ministrisë së Transportit, Wang Xiuchun, citon “Xinhua”.

Sipas tij, volumi i trafikut në autostradë më 29 shtator, ditën e parë të festës tetëditore, që përkon me Festivalin e Mesvjeshtës, do të arrijë një nivel të ri dhe mesatarja ditore për të gjithë festën pritet të rritet mbi 40 për qind krahasuar me vjet.

Këtë vit, festa e Ditës Kombëtare shtrihet nga 29 shtatori deri më 6 tetor, duke mbuluar Festivalin e Mesvjeshtës.

CFP

CFP

29 shtatori është Festivali i Mesvjeshtës, një festival tradicional kinez i bashkimeve familjare. Ndërsa 1 tetori shënon Ditën Kombëtare të Kinës.

Gjatë këtij sezoni të pikut të udhëtimeve dhe turizmit, autostradat në të gjithë vendin do të ofrojnë akses pa pagesë për makinat e pasagjerëve me deri në shtatë vende.

Qytetet e mëdha dhe destinacionet kryesore turistike pritet të bëhen pika të nxehta. Sipas Wang, rajoni Pekin-Tianjin-Hebei, delta e lumit Yangtze, Zona e Madhe e Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao dhe rrethi ekonomik Chengdu-Chongqing pritet të kenë trafik të ngarkuar gjatë kësaj periudhe. (Irma)

CFP

CFP