Drama e mashtrimit kibernetik bëhet filmi më i shikuar i vitit 2023 në kinematë kineze
2023-09-22 14:36:22

CFP

CFP

“No More Bets”, filmi i suksesshëm kinez që vë në pah mashtrimin kibernetik jashtë shtetit ka tejkaluar komedinë “Full River Red”, duke u bërë filmi më i shikuar i vitit në kinematë kineze, shkruan “Xinhua”.

Filmi u publikua më 8 gusht dhe ka pasur një shikueshmëri totale në Kinë mbi 91.85 milionë deri të mërkurë, sipas platformës së të dhënave të filmit “Beacon”. Kjo shifër është më e lartë se 91.78 milionë persona që panë “Full River Red” në kinema.

“No More Bets” vazhdon ecurinë e mirë në kinema, duke arkëtuar rreth 3.81 miliardë juanë (rreth 531.14 milionë dollarë amerikanë), duke u renditur i treti në tabelën për biletat në Kinë gjatë këtij viti.

“Full River Red” dhe filmi fantastiko-shkencor “The Wandering Earth II”, të dy të publikuar gjatë festës së Festivalit të Pranverës në janar, mbeten dy fituesit më të mirë të këtij viti, duke fituar përkatësisht 4.54 miliardë juanë dhe 4.03 miliardë juanë. (Irma)