UNESCO kundërshton nxjerrjen e naftës dhe gazit në detin Wadden, sit i Trashëgimisë Botërore
2023-09-22 15:24:41

Nafta ne det (Foto Atsh)

Nafta ne det (Foto Atsh)

Organizata kulturore e OKB-së, UNESCO, i ka kërkuar Gjermanisë dhe Holandës që të përmbahen nga nxjerrja e naftës dhe gazit, si dhe nga prodhimi i kripës në detin Wadden dhe rrethinat e tij të afërta, i cili është shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore.

UNESCO-s bëri të ditur gjatë seancës së Komitetit të Trashëgimisë Botërore në kryeqytetin saudit Riad se ka një papajtueshmëri midis aktiviteteve nxjerrëse dhe statusit të Trashëgimisë Botërore, shkruan “ATSH”.

Organizata bëri të ditur se duhet të shmangen testet e shpimit dhe zhvillimi i mëtejshëm i projekteve të tilla.

UNESCO-ja kërkoi që të merren masa për të mbrojtur detin Wadden gjatë vendosjes së linjave të reja të energjisë në fermat e erës në det të hapur.

Ndër projektet e kritikuara është projekti i gazit “Ternaard”, në të cilin një fushë gazi do të shpohet nën detin Wadden nga Holanda.

Kompania e naftës dhe gazit “Wintershall Dea” kërkon të prodhojë më shumë naftë në pjesën e detit Wadden pranë shtetit verior gjerman të Schleswig-Holstein.

Përveç kësaj, në Holandë ekziston një autorizim për të nxjerrë 32 milionë tonë kripë nga shtrati i detit Wadden. (Irma)