Presidenti kinez takon kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar
2023-09-22 19:48:46

Foto nga VCG

Të premten pasdite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Hangzhou të Kinës Lindore me kryetarin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, që ndodhet në Kinë për të ndjekur Lojërat e 19-ta Aziatike.

Xi i shprehu Bach-ut mirëpritjen për pjesëmarrjen në Lojërat Aziatike në Hangzhou. "Ju jeni një mik i vjetër i popullit kinez. Që kur keni marrë detyrën e kryetarit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ju e keni vizituar shumë herë Kinën dhe ne jemi takuar shumë herë bashkë. Ju dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e keni përkrahur gjithmonë lëvizjen olimpike dhe zhvillimin e çështjes sportive në Kinë. Në emër të qeverisë kineze dhe të popullit kinez ju falënderoj për të gjitha këto," tha Xi.

Përballë sfidave serioze, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i ka qëndruar besnik aspiratës olimpike fillestare, ka zhvilluar frymën olimpike, ka zbatuar parimin olimpik dhe ka kundërshtuar me vendosmëri politizimin e sportit, duke e nxitur lëvizjen olimpike ndërkombëtare të kapërcejë vështirësitë dhe për të ecë përpara dhe duke luajtur rol të rëndësishëm për ruajtjen e paqes në botë dhe për nxitjen e bashkimit të njerëzimit. (Çang Çuo)