Kina publikon listën e 500 ndërmarrjeve më të mira për vitin 2023
2023-09-22 15:21:10

CFP

CFP

Kina publikoi listën e 500 ndërmarrjeve më të mira vendase për vitin 2023, me 264 kompani nga sektori i prodhimit në listë, një rritje prej tetë herë krahasuar me vitin e kaluar, duke ruajtur rritjen për të tretin vit radhazi, shkruan “Xinhua”.

Lista u publikua nga Konfederata e Ndërmarrjeve të Kinës dhe Shoqata e Drejtorëve të Ndërmarrjeve të Kinës gjatë një forumi të mbajtur në Hefei, kryeqendra e provincës Anhui në Kinën lindore.

Pragu i hyrjes për sa i përket të ardhurave për 500 ndërmarrjet kryesore në Kinë ishte 46.998 miliardë juanë (rreth 6.55 miliardë dollarë amerikanë), duke regjistruar një rritje prej 2.37 miliardë juanë krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas listës, Korporata Shtetërore e Rrjetit të Kinës, Korporata Kombëtare e Naftës së Kinës dhe Korporata Kineze Petrokimike zënë përkatësisht tre vendet e para.

Numri i kompanive, të ardhurat e të cilave tejkalonin 100 miliardë juanë, u rrit në 254, ku 16 prej tyre raportuan të ardhura mbi 1 trilion juanë.

500 kompanitë kryesore patën rritje të qëndrueshme të të ardhurave në vitin 2022. Ato gjeneruan të ardhura të kombinuara prej 108.36 trilionë juanë, një rritje prej 5.74 për qind krahasuar me atë të gjeneruar nga kompanitë në listën e vitit 2022.

CFP

CFP

Fitimet neto të këtyre kompanive arritën në 4.29 trilionë juanë vitin e kaluar, 3.8 për qind më pak se një vit më parë, treguan të dhënat.

Kërkimi dhe zhvillimi ishte i lartë në axhendën e këtyre ndërmarrjeve. Inputi i tyre në këtë drejtim arriti në 1.58 trilionë juanë, një rritje prej 9.07 për qind, ndërsa raporti i intensitetit të kërkimit dhe zhvillimit arriti në 1.85 për qind, 0.04 pikë përqindjeje më shumë nga një vit më parë. (Irma)