Këshilli i Sigurimit, Lavrov: Dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara mos të zbatohen në mënyrë selektive
2023-09-22 11:56:09

Kryediplomati rus Sergei Lavrov (Foto Rtsh)

Kryediplomati rus Sergei Lavrov (Foto Rtsh)

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, akuzoi vendet perëndimore për zbatim selektiv të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, në New York, Lavrov u shpreh se në këto dispozita përfshihet edhe mosndërhyrja në çështjet e brendshme të shteteve. Sipas tij, veprimet e SHBA-së dhe aleatëve të tyre, sipas tij, kanë treguar shkelje të vazhdueshme, shkruan “RTSH”.

“Federata Ruse vazhdon të këmbëngulë që të gjitha dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara të zbatohen e respektohen jo në mënyrë selektive, por në mënyrë të plotë. Kjo përfshinë parimin e sovranitetit të shteteve, mosndërhyrjes në çështjet e tyre të brendshme, respektimin e sovranitetit territorial dhe të drejtën e njerëzve për vetëvendosje”, u shpreh Lavrov.

“Tema e takimit të propozuar nga kryesia shqiptare është mëse e përshtatshme për ne që të ndërtojmë kronologjinë e ngjarjeve, sidomos sa i përket parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në vitet 2004-2005, ka pasur përpjekje për kandidat pro-amerikan duke detyruar Gjykatën Kushtetuese të Ukrainës të miratojë një vendim të paligjshëm për diçka që ishte e padeklaruar në Kushtetutë, një raund të tretë zgjedhjesh dhe po ashtu një ndërhyrje shumë e hapur e çështjeve të brendshme u bë në këtë periudhë. Parimi i mosndërhyrjes në çështjet e brendshme u shkel në mënyrë të përsëritur”, tha Lavrov. (Irma)