Logjistika e tregtisë së jashtme të Kinës mbetet e qëndrueshme
2023-09-22 15:30:17

CFP

CFP

Rrjetet logjistike të Kinës për tregtinë ndërkombëtare kanë ruajtur funksionimin e shëndoshë këtë vit dhe kanë ofruar garanci të forta për stabilitetin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit, deklaroi në një konferencë shtypi Wang Xiuchun, zyrtar i Ministrisë së Transportit, citon “Xinhua”.

Ai përmendi rritjen e qëndrueshme të xhiros në porte, vëllimin në rritje të transportit ajror dhe shërbime të qëndrueshme të trenave të mallrave Kinë-Evropë.

Në tetë muajt e parë të vitit, xhiroja totale e tregtisë së jashtme në portet në të gjithë vendin ishte 3.34 miliardë tonë, 9.7 për qind më shumë se një vit më parë dhe gjithashtu 16.9 për qind më e lartë se e njëjta periudhë para pandemisë në vitin 2019.

CFP

CFP

Rreth 10.32 milionë tonë mallra dhe postë ndërkombëtare u dërguan me rrugë ajrore, 4.9 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Një total prej 1.26 milionë TEU (njësi për kontejnerët) u transportuan në periudhën janar-gusht përmes 86 rrugëve të trenave të mallrave që lidhin qytetet kineze me 217 homologë evropianë. Vëllimi shënoi një rritje prej 23 për qind krahasuar me një vit më parë.  (Irma)