Luzhou, hapet Ekspozita e 2-të e Produkteve me Tregues Gjeografikë Kineze dhe të Huaja
2023-09-21 09:19:59

Të martën u zhvillua në Luzhou të provincës Sichuan ceremonia e hapjes së Ekspozitës së 2-të të Produkteve me Tregues Gjeografikë Kineze dhe të Huaja dhe Forumi i Marrëveshjes për Treguesit Gjeografikë Kinë-BE. Veprimtaria treditore është me temë "Forcimi i mbrojtjes së treguesve gjeografikë dhe promovimi i zhvillimit me cilësi të lartë të industrisë". Gjashtë zona ekspozimi tematike, që përfshijnë çajin, verën, ushqimet, frutat e perimet, produktet e zejtarisë dhe kategori të tjera, përmbajnë më shumë se 3 000 artikuj.