Kina do të krijojë pesë kopshte botanike kombëtare deri më 2025
2023-09-21 19:58:49

foto: VCG

foto: VCG

Kina njoftoi të enjten një plan për të ngritur rreth pesë kopshte botanike kombëtare deri më 2025, në përpjekje për të ndërtuar një sistem kopshtesh botanike për të mbrojtur më mirë diversitetin e bimëve.

Deri më 2025, në kopshtet e propozuara do të vendosen më tepër se 70 për qind e bimëve të egra kryesore të mbrojtura nga shteti dhe mbi 55 për qind e bimëve të egra të rralla dhe të rrezikuara në mbrojtje jashtë habitatit të tyre, sipas planit të sistemit të kopshteve botanike kombëtare të publikuar nga Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe e Kullotave e Kinës.

foto: VCG

foto: VCG

Sipas planit, numri i kopshteve botanike kombëtare do të arrijë në rreth 10 deri në vitin 2035. Ato pritet të sigurojnë ruajtjen jashtë habitatit për më shumë se 80 për qind të bimëve kryesore të mbrojtura nga shteti dhe më shumë se 70 për qind të bimëve të rralla dhe të rrezikuara të egra, duke formuar në thelb një system kopshtesh botanike kombëtare.

foto: VCG

foto: VCG

Kina ka tani dy kopshte botanike kombëtare, një në kryeqytetin Pekin dhe tjetri në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong.

Kina është një nga vendet me diversitetin më të madh të bimëve, duke siguruar habibat për mbi 38 000 lloje bimësh. Në vend tani ka pothuajse 200 kopshte botanike, ku 60 për qind e llojeve të bimëve vendore janë në ruajtje jashtë habitatit, sipas administratës. (Artan)