Greqi/ Operacion shpëtimi për 90 emigrantë të mbetur në det
2023-09-21 11:22:46

Foto nga RTSH

Roja Bregdetare greke arriti të shpëtonte 90 persona në rrezik mbytjeje në brigjet e saj. Anija me emigrantë ilegalë në jugperëndim të vendit, e mbingarkuar me njerëz dhe në rrezik mbytjeje, u pikas mbi 70 kilometra nga qyteza e vogël e Pilosit, bën të ditur “RTSH”.

Gjashtë persona u shpëtuan nga një anije tjetër. 25 emigrantë të tjerë u hipën në një anije cisternë që po përshkonte rrugën detare.

Zona ndodhet afër vendit ku në qershor u zhduk një anije me emigrantë, me 500-700 persona në bord, por që vetëm 104 prej tyre arritën të shpëtojnë dhe trupat e 82 njerëzve u nxorën nga deti.

Greqia është një nga portat hyrëse për trafikantët e klandestinëve, të cilët ikin nga konflikti dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi drejt Bashkimit Evropian. (Elona)