Foto nga CFP
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi zhvilloi të martën në Moskë konsultime të nivelit të lartë për çështjet e sigurisë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse Nikolai Patrushev dhe sekretarin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Mongolisë Jadamba Enkhbayar, duke theksuar se Kina do të forcojë bashkëpunimin me Rusinë dhe Mongolinë.
Wang Yi tha se Rusia dhe Mongolia janë vende me fqinjësi të mirë e me interesa të përbashkët me Kinën. Ai u kërkoi tre vendeve të forcojnë bashkëpunimin në kushtet e reja, për të arritur konsensus për zhvillimin rajonal.
Wang Yi përmendi posaçërisht zhvillimin e korridorit ekonomik Kinë-Mongoli-Rusi për t'u sjellë popujve të tre vendeve më shumë përfitime.
Diplomati kinez u bëri thirrje gjithashtu të tre vendeve të thellojnë besimin e ndërsjellë politik.
Nikolai Patrushev theksoi rëndësinë e mbrojtjes së multilateralizmit dhe të rendit ndërkombëtar të drejtë e të barabartë. Jadamba Enkhbayar shprehu vullnetin e Mongolisë për thellimin e besimit politik me Kinën e Rusinë, duke nxitur bashkëpunimin trepalësh të bëhet një shembull për zhvillimin rajonal.