Kina dhe SHBA-ja inauguruan qendrën e bashkëthemeluar të trajnimit të kirurgjisë robotike
2023-09-21 10:52:12

Foto nga VCG

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit të Kirurgjisë Robotike, e krijuar bashkërisht nga institucionet kineze dhe amerikane, u inaugurua të martën në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong të Kinës jugore.

Qendra u krijua bashkërisht nga Spitali i Parë i Universitetit Sun Yat-sen në Guangzhou dhe “UC Berkeley”. Ajo do të ofrojë trajnime mbi operacionet robotike për të trajnuarit nga Kina, SHBA-ja dhe vendet e tjera të Azi-Paqësorit, shkruan “Xinhua”.

Qendra, që mbulon një sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë në divizionin Nansha të Spitalit të Parë të Anëtarësuar të Universitetit Sun Yat-sen, është e pajisur me dy grupe të sistemit robotik kirurgjik të gjeneratës së katërt “da Vinci Xi”, pajisje të tjera të nevojshme në operacione, si dhe sisteme demonstrimi dhe transmetimi.

Spitali i Universitetit Sun Yat-sen filloi përdorimin e sistemeve robotike kirurgjikale “da Vinci” në vitin 2015 dhe ka përfunduar 4457 operacione robotike që atëherë.

Sipas spitalit, krahasuar me endoskopinë tradicionale, sistemet kirurgjikale robotike kanë avantazhe unike, duke përfshirë vizionin tredimensional dhe me definicion të lartë, si dhe krahët robotikë të shkathët.

Për më tepër, përdorimi i sistemeve të kirurgjisë robotike u mundëson kirurgëve të kryejnë operacione ndërsa janë ulur, duke i bërë ata më pak të prirur ndaj lodhjes. (Elona)