Bien çmimet e produkteve bujqësore në Kinë
2023-09-21 10:09:42
Foto nga VCG
Çmimet me shumicë të prodhimeve të fermave të Kinës ranë gjatë javës nga 8 deri në 14 shtator, tregojnë të dhënat nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, cituar nga “Xinhua”.
Në këtë periudhë, indeksi i çmimit të shitjes me shumicë të prodhimit të fermave të vendit ra në 121.26, me 0.76 pikë më pak nga një javë më parë, duke u ulur me 9.48 pikë në bazë vjetore, sipas ministrisë.
Çmimi mesatar i shitjes me shumicë i mishit të derrit ra me 0.8 për qind në javë, në 22.41 juanë (rreth 3.12 dollarë amerikanë) për kilogram, një rënie prej 26 për qind në bazë vjetore.
Gjatë së njëjtës periudhë, çmimi mesatar me shumicë i 19 perimeve të ndjekura nga qeveria ra me 2.7 për qind në bazë javore. (Elona)
Lajmet Kryesore