Ukraina shqyrton kufizimet tregtare për tre vende të BE-së
2023-09-21 12:21:01

Foto nga VCG

Ukraina po shqyrton vendosjen e kufizimeve tregtare ndaj tre vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nëse nuk pranojnë të bëjnë kompromis për eksportin e grurit. Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha se nëse Polonia, Hungaria dhe Sllovakia nuk bien dakord për masat e negociuara me Komisionin Evropian, Ukraina do të vendosë kufizime të pasqyruara ose reciproke tregtare, citon “Xinhua”.

Ai e përshkroi vendimin e vendeve fqinje për të ndaluar furnizimin me drithë nga Ukraina, i cili bie ndesh me rekomandimet e Komisionit Evropian, si një goditje për ekonominë e Ukrainës, për vetë parimet e BE-së dhe për sigurinë globale të ushqimit.

Ukraina u ka thënë vendeve fqinje se do të zbatojë masa efektive kontrolli për eksportin e katër grupeve të produkteve bujqësore për të parandaluar shtrembërimet e tregut, shtoi zyrtari.

Komisioni Evropian bëri të ditur javën e kaluar se ka vendosur mos të shtrijë embargon ndaj produkteve bujqësore ukrainase në Bullgari, Rumani, Poloni, Hungari dhe Sllovaki, që skadoi më 15 shtator.

Pavarësisht vendimit të KE-së, Polonia, Hungaria dhe Sllovakia refuzuan të heqin ndalimin. (Elona)