
foto: VCG
Të enjten nisi në Yinchuan, kryeqendra e Rajonit Autonom Ningxia të kombësisë hui të Kinës Veriperëndimore Ekspozita e 6-të Kinë-Shtetet Arabe.
Veprimtaria katërditore ka tërhequr pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende, si Arabia Saudite dhe Mauritania.
Ekspozita e këtij viti do të ketë panaire dhe forume mbi tregtinë dhe investimet, bujqësinë moderne, tregtinë ndërkufitare, turizmin kulturor, shëndetësinë, shfrytëzimin e burimeve ujore e bashkëpunimin meteorologjik.

foto: VCG
Zona e ekspozitës është gati 40 000 metra katrorë dhe më shumë se 1 000 ndërmarrje vendase dhe të huaja marrin pjesë në ekspozitë, sipas organizatorëve.
E mbajtur për herë të parë në vitin 2013, Ekspozita Kinë-Shtetet Arabe është bërë një platformë e rëndësishme për Kinën dhe vendet arabe për të promovuar bashkëpunimin pragmatik dhe për të nxitur bashkëpunimin me cilësi të lartë në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë".

foto: VCG
foto: VCG
Kina është tani partnerja më e madhe tregtare e vendeve arabe. Vëllimi i tregtisë ndërmjet Kinës dhe vendeve arabe pothuajse u dyfishua nga niveli i vitit 2012, duke arritur në 431.4 miliardë dollarë amerikanë vitin e kaluar. Në gjysmën e parë të këtij viti, tregtia ndërmjet Kinës dhe vendeve arabe arriti në 199.9 miliardë dollarë. (Zhan Dian/Artan)
