foto: VCG
Ministria kineze e Transportit bëri të ditur të enjten në një konferencë shtypi se Kina po përshpejton ndërtimin e një rrjeti kombëtar transporti modern dhe me cilësi të lartë.
Sipas Ministrisë, Kina ka bërë përparim historik në zhvillimin e transportit, me një rrjet të përmirësuar transporti dhe kapacitet të forcuar të shërbimeve.
foto: VCG
Zëvendësministri Li Yang ilustroi disa arritje në promovimin e lëvizshmërisë së gjelbër dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
"Deri në fund të vitit të kaluar, shkalla e elektrifikimit të hekurudhave në Kinë arriti në 74 %. Ka më shumë se 540 000 autobusë me energji të re në zonat urbane, mbi 300 000 taksi me energji të re dhe më shumë se 800 000 automjete të tjera me energji të re të angazhuara në logjistikën urbane. Rrjeti ynë i transportit rrugor ndërkombëtar përfshin 21 vende fqinje. Ne kemi rrugë ujore që shtrihen në më shumë se 100 vende e rajone," tha ai.
foto: VCG
Kapaciteti i përdorimit të rrugëve të transportit ujor të Kinës renditet në vendin e parë të botës.
Për sa i përket aviacionit civil, Kina ka fluturime të rregullta me 64 vende dhe shërbimet e postës së shpejtë mbulojnë më shumë se 220 vende dhe rajone.