Shfaqje me lule për të zbukuruar Pekinin për festën e Ditës Kombëtare
2023-09-21 11:59:48

Foto nga VCG

Sheshi “Tian'anmen” dhe bulevardi “Chang'an” në Pekin do të zbukurohen me shporta gjigante lulesh dhe kompozime të mëdha me lule, për të festuar Ditën Kombëtare.

Një shportë me lule 18 metra e lartë do të vendoset në sheshin “Tian'anmen”, për të krijuar një atmosferë festive, njoftoi Zyra komunale e Pyjeve dhe Parqeve të Pekinit, citon “Xinhua”.

Gjithashtu, krahas sheshit,do të shfaqen dekorime me lule që mbulojnë një sipërfaqe totale prej 5050 metrash katrorë.

Gjithsej 10 shtretër lulesh, me stile të ndryshme, do të vendosen përgjatë bulevardit “Chang'an”. Projekti pritet të përfundojë rreth datës 25 shtator.(Elona)