Foto nga VCG
Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, bëri thirrje për një luftë të vendosur kundër ndryshimeve klimaterike dhe pabarazisë sociale në rritje, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.
“Kriza klimaterike po troket në derë dhe po shkatërron atdheun tonë”,- tha lideri i vendit më të madh të Amerikës Latine në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Njerëzit në vendet e varfra po vuajnë veçanërisht shumë nga ndryshimet klimatike, të cilat shkaktohen kryesisht nga bota e zhvilluar”,- tha Lula.
Ai u bëri thirrje sërish vendeve të pasura të japin 100 miliardë dollarë në vit për mbrojtjen e klimës në vendet në zhvillim, një premtim i kahershëm që ka mbetur i paplotësuar, citon “ATSH”.
Presidenti brazilian bëri thirrje gjithashtu për më shumë veprime në luftën kundër dhunës ndaj grave.
Në dritën e tensioneve gjeopolitike në rritje, Lula paralajmëroi për rrezikun e përpjekjeve për të ndarë botën në zona ndikimi dhe për të ringjallur Luftën e Ftohtë. (Elona)