Kina thellon masat kundër pastrimit të parave
2023-09-21 12:10:05

Foto nga VCG

Autoritetet kineze kanë publikuar një udhëzues për të forcuar bashkëpunimin midis departamenteve mbikëqyrëse, të prokurorisë dhe policisë, për luftën kundër pastrimit të parave, shkruan “Xinhua”.

Udhëzuesi u publikua në bashkëpunim nga Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes, Prokuroria e Lartë Popullore dhe Ministria e Sigurisë Publike.

Gjatë hetimit të rasteve të përvetësimit dhe ryshfetit, organet mbikëqyrëse përcaktojnë pronësinë, burimin dhe destinacionin e pasurisë së përfshirë dhe fitimet që rrjedhin prej saj.

Sipas dokumentit, ata duhet të kalojnë menjëherë pistat ose informacionet mbi pastrimin e parave tek organet e sigurisë publike. Autoritetet e sigurisë publike do të luftojnë në mënyrë të ligjshme pastrimin e parave dhe krimet bankare, do të çmontojnë organizatat dhe bandat kriminale, do të bllokojnë kanalet e fondeve të paligjshme dhe do të rikuperojnë të ardhurat e krimeve.

Sipas udhëzuesit, autoritetet e prokurorisë do të përmbushin përgjegjësitë e tyre ligjore duke forcuar mbikëqyrjen mbi depozitimin, hetimin dhe procedimet gjyqësore të çështjeve penale të pastrimit të parave.

Të tre departamentet, thuhet në udhëzues, mund të zhvillojnë konsultime për rastet kryesore, duke shfrytëzuar teknologjitë për të përmirësuar bashkëpunimin mes tyre në trajtimin e rasteve. (Elona)