Foto nga VCG
Konkursi i dytë i aftësive profesionale në Kinës u mbyll të martën në komunën veriore Tianjin, me 393 garues që fituan medaljet e arta, argjendi dhe bronzi.
Në ceremoninë e mbylljes u zbuluan gjithashtu10 aftësitë unike më popullore, shkruan “Xinhua”. Ato u zgjodhën nga 372 projekte që mbulojnë prodhimin, teknologjinë digjitale, artin dhe kreativitetin, prodhimin e ushqimit dhe kategori të tjera.
Aktiviteti katërditor u fokusua në përmirësimin e trajnimit, përdorimit, vlerësimit dhe mekanizmave nxitës të talenteve. Si konkursi më i madh kombëtar gjithëpërfshirës i aftësive profesionale, ai tërhoqi 4045 garues dhe 3270 gjyqtarë që morën pjesë në 109 evente konkurruese.
Konkursi i tretë i aftësive profesionale do të zhvillohet në provincën Henan të Kinës qendrore. (Elona)