Franca refuzon emigrantët nga Lampeduza
2023-09-21 11:24:57

Foto nga VCG

Franca nuk do të presë asnjë emigrant nga Lampeduza italiane. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, tha se Franca i ka treguar Italisë se është e gatshme të ndihmojë në kthimin e njerëzve në vendet me të cilat ka marrëdhënie të mira diplomatike, por nuk do t’i mirëpresë emigrantët, shkruan “Panorama”. 

Rreth 8500 persona kanë shkuar në Lampeduza me 199 anije mes të hënës dhe të mërkurës së javës së kaluar, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim.

Kjo situatë e ka shtyrë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që të udhëtojë atje të dielën dhe të prezantojë planin urgjent të veprimit.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, u ka bërë thirrjeve partnerëve të Bashkimit Evropian që të tregojnë më shumë përgjegjësi.

Numri i emigrantëve që kanë arritur së fundi në Lampeduza është i barabartë me gjithë popullsinë e ishullit italian. (Elona)