CFP
Festivali i 23-të Ndërkombëtar i Fotografisë filloi të martën në Pingyao, një vend i trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s, i njohur për arkitekturën e lashtë të ruajtur mirë, në provincën Shanxi të Kinës veriore.
Me temën “Drita e re, orientimi i ri”, këtë vit festivali gjashtëditor ka tërhequr 13.961 punime nga mbi 2000 fotografë nga 28 vende.
CFP
Festivali është i ndarë në pesë seksione kryesore me 16 njësi. Më shumë se 120 institucione arsimore, 12 prej tyre nga jashtë, po marrin pjesë në një nga njësitë, një rekord i lartë për festivalin.
Duke mbrojtur diversitetin, ndërkombëtarizmin dhe profesionalizmin, festivali vjetor, i nisur në vitin 2001, ka tërhequr mbi 290.000 vepra fotografike nga më shumë se 100 vende dhe rajone dhe konsiderohet një platformë e rëndësishme për komunikimin ndërkulturor. (Elona)
CFP