Kina thekson rëndësinë e vazhdimit të bisedimeve për klimën me ShBA-në
2023-09-20 17:07:35

Zëvendëspresidenti kinez Han Zheng tha të martën se vazhdimi i bisedimeve lidhur me ndryshimin klimatik ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është me rëndësi të madhe për të dy vendet dhe për botën në tërësi.

foto: Xinhua

foto: Xinhua

Gjatë një takimi me të dërguarin e posaçëm presidencial të ShBA-së për klimën John Kerry në Nju-Jork, ku po zhvillohet sesioni i 78-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Han theksoi: "Kina është e gatshme të forcojë komunikimin, të shtojë bashkëpunimin dhe të nxisë qeverisjen e klimës së bashku me ShBA-në, për të dhënë kontribut më të madh në zhvillimin e njerëzimit."

Sipas tij, Kina ka ndërmarrë gjithmonë veprime konkrete për përballimin e ndryshimeve klimatike dhe qeveria kineze ka vijuar kalimin drejt energjisë së gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni.

Kina e ka arritur objektivin e saj të lëshimit të karbonit për vitin 2020 përpara afatit dhe do të vazhdojë përpjekjet për të arritur "dy objektivat e karbonit" dhe zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, theksoi Han.

Kina ka njoftuar se do të arrijë kulmin e lëshimeve të karbonit brenda vitit 2030 dhe asnjanësimin e karbonit deri më 2060.

foto: Xinhua

foto: Xinhua

Nga ana e tij, Kerry shprehu vlerësimin për arritjet e Kinës në përballimin e ndryshimit klimatik.

Pala amerikane është e gatshme për dialog dhe bashkëpunim me Kinën mbi ndryshimin klimatik, shtoi ai.