Kina aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve në nëntë rajone
2023-09-20 18:17:15

CFP

CFP

Departamenti Shtetëror për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës në Kinë ka aktivizuar një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në nëntë rajone të nivelit provincial, citon “Xinhua”.

Masa përfshin Jiangsu, Anhui, Shandong, Henan, Hubei, Guizhou dhe Shaanxi, si dhe Chongqing dhe Sichuan të Kinës jugperëndimore. Autoritetet kanë dërguar ekipe pune në Chongqing dhe Sichuan.

Këto rajone parashikohet të kenë reshje të dendura shiu, ndërsa në disa zona pritet të ketë edhe stuhi.

Pushtetit vendor i është kërkuar që të monitorojë nga afër nivelin e reshjeve, të forcojnë reagimin ndaj fatkeqësive natyrore dhe përmbytjeve në lumenjtë e vegjël dhe të mesëm, të garantojë sigurinë e rezervuarëve dhe të trajtojë në kohën e duhur përmbytjet urbane.

CFP

CFP

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele të kontrollit të përmbytjeve, ku niveli I është përgjigjja më e ashpër. (Elona)