Zotimi i Kinës në Samitin e G77+ për një zhvillim të përbashkët të Jugut global
2023-09-20 17:52:11

Njerëzimi po përballet me sfida të mëdha globale. Këto çështje përfshijnë zgjerimin e ngadaltë ekonomik, borxhin në rritje, tensionet gjeopolitike, duke bërë që vendet në zhvillim të përballen me një sërë vështirësish. Për këtë, Kina dhe vendet në zhvillim kanë bashkëpunuar për të mbrojtur interesat e tyre legjitime dhe për të çuar përpara zhvillimin e qëndrueshëm dhe për ta bërë qeverisjen globale më të drejtë dhe më të barabartë.

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez në (Foto:VCG)

Presidenti argjentinas Alberto Fernandez në (Foto:VCG)

Kjo u pa dhe në zotimin e saj në samitin e G77+Kina, për  bashkëpunim më të ngushtë dhe solidaritet më të madh midis vendeve në zhvillim përballë sfidave të përbashkëta.

Shtetet anëtare të G77+ që përbëjnë gati 80% e popullsisë së botës, e përbërë nga grupi i vendeve në zhvillim, mbajti një Samit në Havana, kryeqyteti i Kubës, më 15-16 shtator, me një thirrje për për më shumë pjesëmarrje të Jugut Global në sistemin e qeverisjes globale.

Siç vuri në dukje Miguel Díaz-Canel, Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Kubane dhe President i Republikës, ai është grupi më përfaqësues dhe më dinamik i kombeve Jug-Jug. Përbërja e grupit është jashtëzakonisht e larmishme, duke përfshirë disa nga ekonomitë më të mëdha në botë.

G77+Kina, është aktualisht i përbërë nga 134 vende, me kryesinë e tij me rotacion midis vendeve anëtare në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine bazuar në parimet rajonale. Kina nuk është anëtare  por ka mbështetur dhe bashkëpunuar me grupin në kuadrin e "G77 dhe Kina.

Duke theksuar sfidat me të cilat përballen vendet në Jugun Global, samiti nënvizoi nevojën për një rend ndërkombëtar më të balancuar me vëmendje më të madhe ndaj kombeve të Jugut Global.

G-77 u krijua në 1964 nga 77 vende që përfaqësonin "Jugin Global" të varfër në kundërshtim me "Veriun e pasur" me qendër perëndimore. Mbajtja e Samitit G77+Kinë në Kubë, një vend që jeton nën "bllokadën amerikane" për mbi 60 vjet, dërgon një mesazh të fuqishëm. Samiti nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen vendet në zhvillim dhe mbron domosdoshmërinë e një "rendi të ri ekonomik global".

G77+Kina përfaqëson një reflektim të zhgënjimit me rendin aktual botëror të kontrolluar nga Perëndimi. Miguel Diaz-Canel, presidenti i Kubës dhe kryesuesi aktual i G77+Kina, theksoi gjatë fjalimit të hapjes së Samitit, "Pas kaq shumë vitesh që Veriu e rregulloi botën sipas interesave të tij, ndryshimi i rregullave të lojës tani është në duart e jugut”. Diaz-Canel theksoi gjithashtu se vendet në zhvillim janë viktimat kryesore të krizës shumëplanëshe në botë, nga "tregtia e pabarabartë shfrytëzuese" deri te "ngrohja globale".

Rëndësia e Samitit të G77 dhe Kinës qëndron në dimensionet e tij politike dhe ndërkombëtare. Ai përfaqëson një mundësi thelbësore për vendet e Jugut Global që të bashkohen kundër sfidave të rëndësishme me të cilat përballen në skenën globale.

 

Foto:Xinhua

Z. Li Xi përfaqësues special i presidentit kinez Xi Jinping në samitin(Foto:Xinhua)

Zhvillimi i një rendi botëror që merr në konsideratë interesat e Jugut Global, varet shumë nga përdorimi i njohurive, shkencës, zhvillimit teknologjik dhe inovacionit. Përparimet shkencore dhe teknologjike janë çelësi për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Megjithatë, këto mundësi janë monopolizuar kryesisht nga vende të caktuara, duke çuar në margjinalizimin e kombeve Jug-Jug dhe pasoja negative.

Kina ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive me G77 që nga viti 1991 dhe ka luajtur një rol vendimtar. Pjesëmarrja e liderëve kinezë, përfshirë Li Xi, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, nënkupton angazhimin e Kinës për bashkëpunimin Jug-Jug.

Z. Li Xi, përfaqësues special i presidentit kinez Xi Jinping i cili mori pjesë në Samitin e Grupit 77 plus Kinë që u mbajt në Havana të Kubës,  u zotua se Kina është e gatshme të punojë me anëtarët e Grupit 77 (G77) për të hapur një kapitull të ri në bashkëpunim Jug-Jug për të realizuar një zhvillim të përbashkët, duke ndërtuar një komunitet me fate të përbashkëta të Jugut global.

Sipas tij, bota po përjeton ndryshime në një shkallë të paparë gjatë shekullit të fundit, ku vendet në zhvillim po bëhen më të forta dhe bashkëpunimi Jug-Jug po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ruajtjen e vrullit të rritjes kolektive të vendeve në zhvillim dhe nxitjen e rritjes së vazhdueshme ekonomike globale.

Ai paraqiti një propozim trepikësh në lidhje me bashkëpunimin midis G77-ës dhe Kinës, duke u bërë thirrje anëtarëve të grupit t'i qëndrojnë besnikë aspiratës origjinale të G77-ës për pavarësi dhe forcë më të madhe kolektive përmes bashkimit. Ai inkurajoi gjithashtu mbrojtjen e barazisë, drejtësisë dhe gjithëpërfshirjes, duke apeluar për këmbëngulje në zhvillimin dhe bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë.

"Kina është vendi më i madh në zhvillim në botë. Pavarësisht se në çfarë faze zhvillimi arrin, Kina do të jetë gjithmonë pjesë e botës në zhvillim dhe një anëtare e Jugut global," - tha ai, duke theksuar se bashkëpunimi Jug-Jug është gjithmonë përparësi e Kinës në zhvillimin e bashkëpunimit me vendet e tjera.

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze lidhur me Samitin e Havanës, theksohet gjithashtu se mekanizmi G77+Kinë mbështet drejtësinë dhe barazinë ndërkombëtare dhe mbron të drejtat dhe interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim.

Pekini është i gatshëm të punojë me anëtarët e G77 për të thelluar bashkëpunimin e Iniciativës Jug-Jug dhe Brez dhe Rrugë (BRI) dhe të mbështesë Iniciativën e Zhvillimit Global për qëllimin e zhvillimit më të madh dhe solidaritetit më të fortë.

 

Presidenti Brazilian Luiz Inácio Lula da Silva në samitin(Foto:VCG)

Nuk ka asgjë të re për shumicën e kësaj. Në përputhje me Axhendën e OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030, BRI i hapur dhe gjithëpërfshirës vendos theks të madh në shëndetin publik, qëndrueshmërinë mjedisore dhe rritjen ekonomike. Rrjedhimisht, bashkëpunimi midis vendeve pjesëmarrëse ka rritur infrastrukturën në vendet partnere, duke hapur mundësi tregtare dhe duke zhbllokuar potencialin e zhvillimit.

 

Roli i  Kinës në reduktimin e varfërisë

Kina gjatë viteve të fundit ka zgjeruar shkallën dhe ka diversifikuar format e bashkëpunimit të saj ndërkombëtar për zhvillim.

Përmendin këtu reduktimin e varfërisë, që vijon të jetë një plagë e hapur e shoqërisë njerëzore.

Si një kontribues aktiv në zbatimin e Agjendës së KB 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, Kina ka ndihmuar vendet e tjera në zhvillim për të reduktuar varfërinë, për të nxitur përparimin bujqësor, për të mbështetur aksesin e barabartë në arsim, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të përshpejtuar industrializimin.

Eliminimi i varfërisë është aspirata e përbashkët e të gjithë popujve dhe një mision i përbashkët i komunitetit ndërkombëtar. Qëllimi kryesor i Axhendës 2030 është t'i japë fund varfërisë në të gjitha format e saj kudo. Kina ka ndihmuar vendet e tjera në zhvillim për të reduktuar varfërinë dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve, duke ofruar ndihmë në ndërtimin e objekteve publike rurale, duke ndarë përvojën në qeverisjen bujqësore dhe duke ofruar transferimin e teknologjisë.

– Zbatimi i projekteve pilot për uljen e varfërisë. Kina ka ndihmuar vendet e tjera në zhvillim në zbutjen e varfërisë. Në Laos, Myanmar dhe Kamboxhia, Kina ka nisur projekte pilot për të promovuar përvojën e saj në reduktimin e varfërisë fshat pas fshat, duke përmirësuar aftësinë organizative të fshatrave lokale, duke inkurajuar fermerët të kombinojnë përpjekjet e tyre në aktivitetet bujqësore dhe duke kultivuar një vizion të ri për zhvillimin e shkund varfërinë.

 

Foto:VCG

Banorët kinezë dalin nga varfëria nëpërmjet mbjelljes së frutave, rritjes së bletave etj., me ndihmat e qeverive lokale(Foto:VCG)

Kina ka organizuar programe trajnimi dhe seminare të përbashkëta me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial, për të ndarë idetë dhe veprimet në drejtim të zbutjes së varfërisë me vendet e tjera në zhvillim.

– Rritja e të ardhurave rurale. Kina ka ndihmuar disa vende në përmirësimin e mjedisit të tyre të jetesës rurale dhe plotësimin e nevojave lokale në transport, punë dhe jetë. Për shembull, ajo ndihmoi Mauritaninë të ndërtonte një autostradë në Deltën e Shpresës për të mbështetur bujqësinë dhe blegtorinë lokale.

Kina gjithashtu ka ofruar trajnime në artizanat bazuar në kushtet lokale. Në Fixhi, Papua Guinea e Re, Lesoto, Ruanda dhe Republika e Afrikës Qendrore, Kina nisi projekte pilot mbi teknikat e mbjelljes Juncao, për të ndihmuar familjet rurale të rrisin të ardhurat e tyre. Në Liberi dhe Etiopi, Kina përhapi teknikat e thurjes së bambusë, duke inkurajuar fermerët të shfrytëzojnë burimet lokale të bambusë dhe të fillojnë bizneset e mobiljeve si një burim i ri të ardhurash.

Këto janë vetëm disa nga shembuj konkret që Kina ka kontribuar drejtpërdrejt në reduktimin e  varfërisë.

 

Unitet për rolin e Kinës në G77+

Duke folur në ceremoninë e hapjes së samitit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se zëri i Grupit të 77 dhe Kinës do të jetë gjithmonë thelbësor për sistemin e OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres bëri thirrje për barazi dhe drejtësi për vendet në zhvillim dhe siguroi se zëri i G77+Kinës do të dëgjohet gjithmonë si një lojtar kryesor në një botë shumëpolare.

Në fjalimin e tij në samit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha se bota po dështon vendet në zhvillim dhe se këto vende janë "të bllokuara në një lëmsh krizash globale", duke treguar ndryshimin e klimës dhe borxhin e jashtëm. Ai i kërkoi Kinës dhe Grupit të 77 vendeve që të punojnë së bashku për të krijuar një botë më të drejtë.

Në fakt, Guterres pranon se Grupi G77+Kinë përbën një rëndësi thelbësore për Jugun Global në një kohë kur kundërshtimi ndaj multilateralizmit, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe idealeve të zhvillimit të barabartë është në rritje.

Po ashtu Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel gjatë fjalës së tij përshëndetëse në samit,  theksoi përpjekjet e Kinës për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Nisma e Zhvillimit Global e promovuar nga presidenti kinez Xi Jinping është një propozim gjithëpërfshirës dhe koherent në përputhje me një rend të ri ndërkombëtar të drejtë dhe të barabartë”, tha ai.

 

Presidenti i Venzuelës Maduro në samitin(Foto:VCG)

Presidenti i Venzuelës Maduro në samitin(Foto:VCG)

Duke përmendur si shembull iniciativën "Një brez dhe një rrugë" të propozuar nga Kina, Presidenti i Unionit të Komoreve dhe kryetarja e Bashkimit Afrikan Azali Assoumani tha në samit se Kina synon të krijojë një skenar të balancuar dhe gjithëpërfshirës bazuar në bashkëpunimin me të gjithë.

Duke i bërë jehonë fjalëve të këtyre liderëve, presidenti venezuelian Nicolas Maduro kujtoi se gjatë pandemisë COVID-19, Kina ndihmoi Venezuelën të merrte ilaçe dhe vaksina kundër COVID-19 për të trajtuar urgjencën.

“Ndihem i impresionuar me arritjet shkencore, sociale dhe teknologjike të arritura nga Kina”, tha Maduro, duke shtuar se Kina mund të ndihmojë vendet e G77 të rrisin aksesin në teknologjinë moderne.

"Kina ka zhvilluar iniciativa të ndryshme që lidhen në një mënyrë apo tjetrën me qëllimet e grupit," tha për Xinhua Jose Ramon Cabanas, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimit të Politikave të Kubës.

Cabanas shtoi se performanca mbresëlënëse e ekonomisë kineze rrit marrëdhëniet ekonomike dhe sociale midis Kinës dhe G77.

Kina afrohet më shumë me vendet aziatike, afrikane dhe të Amerikës Latine "jo për të vendosur sanksione, por për të kontribuar në përparimin dhe mirëqenien e të gjithëve", tha presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega, duke e quajtur Kinën një partner "me vullnetin për të ndihmuar dhe shprehur solidaritetin e saj. ."

Ndryshe nga fuqitë e tjera globale, marrëdhënia midis Kinës dhe G77 bazohet në respektin për vetëvendosjen, solidaritetin dhe bashkëpunimin, tha Eduardo Regalado, një studiues i lartë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkimit të Politikave të Kubës.

"Kina ka qenë shumë aktive në promovimin e një rendi më të drejtë ekonomik dhe politik në përputhje me interesat e vendeve në zhvillim. Ajo ka mbajtur një politikë sistematike dhe të qëndrueshme në mbështetje të bllokut shumëpalësh," shtoi ai.

Iniciativat e Kinës për zhvillimin global

Kina në vazhdimësi në dekadën e  fundit ka treguar se po bëhet një fuqi globale, mbi të gjitha me përgjegjësi globale. Që nga viti 2013 Kina ka ndërmarrë disa iniciativa globale ku në fokus ka ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Përmendim Iniciativën “Brez dhe Rrugë “(BRI), propozuar nga Presidenti Xi Jinping, ku ky vit shënon dhe 10 -vjetorin e kësaj iniciative.

Duke vijuar me GDI në 2021

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Iniciativa e zhvillimit global,(GDI) ku Kina po shpejton bashkëpunimin me vende dhe organizata ndërkombëtare në fusha të ndryshme si: zhvillimi i gjelbër, ndarja e të dhënave satelitore, ofrimi i produkteve digjitale që përfshijnë të dhënat globale në fushën ekologjike në ndihmë të vendeve të ndryshme për garantimin e sigurisë ushqimore, mbrojtja e mjedisit etj.

GSI në 2022

Iniciativa globale e Sigurisë(GSI) e propozuar nga Presidenti kinez Xi Jinping që kontribuon në adresimin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare.

GCI 2023

Iniciativa e Qytetërimit Global(GCI) Kjo iniciative ka në thelb respektimin e diversitetit të qytetërimeve, duke mbrojtur vlerat e përbashkëta të njerëzimit, duke vlerësuar shumë trashëgiminë dhe inovacionin e qytetërimeve dhe duke përkrahur bashkërisht shkëmbimet dhe bashkëpunimin e fuqishëm ndërkombëtar njerëz-me-njerëz.

Mes ndryshimeve të rëndësishme ku ka pasiguri, GDI, GSI dhe GCI i propozuar nga Kina jo vetëm që kontribuojnë në zgjidhjen e Kinës për qeverisjen globale, por injektojnë forcën e Kinës për të përmirësuar mirëqenien e përbashkët të të gjithë njerëzimit.

E pra Kina ka përkrahur frymën e paqes, bashkëpunimit, dhe përfitimit të ndërsjellë, dhe është fokusuar në përmirësimin e politikave, infrastrukturës, tregtisë, etj., me qëllim për të ofruar zhvillim dhe prosperitet për të gjitha vendet.