BE i akordon Libisë 5.2 milionë euro shtesë për përballimin e pasojave të stuhisë
2023-09-20 17:36:26

CFP

CFP

Bashkimi Europian do të sigurojë 5.2 milionë euro shtesë ndihmë humanitare për Libinë.

Komisioni Europian njoftoi se paratë do të shkojnë për organizatat humanitare që punojnë në Libi me qëllim sigurimin e strehimit, ndihmës mjekësore, ushqimit, ujit, kanalizimeve dhe mbrojtjes,  shkruan “ATSH”.

Ndërkohë, disa vende të BE-së kanë dërguar ndihma humanitare dhe ekipe ekspertësh në zonën e fatkeqësisë. (Elona)