Shangai regjistron rritje të tregtisë së jashtme në periudhën janar-gusht
2023-09-20 18:53:13

CFP

CFP

Importet dhe eksportet e Shangait arritën në 2.79 trilionë juanë (rreth 389 miliardë dollarë amerikanë) në tetë muajt e parë të vitit, 3.6 për qind më shumë në bazë vjetore, citon “Xinhua” njoftimin e doganës lokale.

Gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave, eksportet e Shangait u rritën 4.9 për qind në bazë vjetore në 1.14 trilionë juanë, ndërsa importet u rritën me 2.8 për qind në 1.65 trilionë juanë.

Tregtia e Shangait me Bashkimin Evropian arriti në 570.78 miliardë juanë, 7.1 për qind më shumë në bazë vjetore, duke përbërë 20.4 për qind të vëllimit total të tregtisë së jashtme të metropolit kinez në tetë muajt e parë të vitit.

Nga janari në gusht, Shangai eksportoi 786.75 miliardë juanë produkte mekanike dhe elektrike, një rritje në bazë vjetore me 8.6 për qind, që përbën 69.1 për qind të vlerës totale të eksportit të qytetit.

CFP

CFP

Ndërkohë, importet arritën në 376.47 miliardë juanë mallra konsumi, 10.4 për qind më shumë në bazë vjetore, duke përbërë 22.8 për qind të vlerës totale të importit të qytetit. (Elona)